Transmetuar më 20-08-2019, 14:20
Foto ilustruese

Babë e bir janë vënë në prangat e policisë së Korçës, pasi iu është gjetur lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë D.L., 19 vjeç dhe babai i tij Xh.L., 51 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet policia në mjetin tip “Volkswagen”, në lagjen nr.17, shtetasit D.L,, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gjonomadh, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Korçës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” edhe ndaj shtetasit N.S., 40 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Gjonomadh. /a.y/noa.al