Rama publikon fotot, si do transformohet vija e liqenit të Shkodrës
Transmetuar më 21-08-2019, 11:34

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me fotografi, me anë të së cilit tregon se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës.

Ai bën me dije se ka nisur faza e parë e projektit, nga Shiroka deri në Zogaj.

“Së shpejti… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj.

Për fazën e dytë dhe më të kushtueshmen e projektit, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim

të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian. Shkodra që duam, Shqipëria që duam”, shkruan Rama. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...