Transmetuar më 21-08-2019, 14:57

Kryeministri Edi Rama, duket se pas indinjatës publike, por merret personalisht me fatin e vajzës 15-vjeçare, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë dhe ka nevojë për mbështetje financiarte për t;u kuruar jashtë vendit.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë”, theksoi Rama.

Kryeministri shtoi se “vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.”

“Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”, ishte mesazhi që dha sot kryeministri Edi Rama mbi fatin e saj. /a.m/noa.al