Terror televiziv me matrapik
Transmetuar më 22-08-2019, 09:23

Këto televizione sot janë vetë Mihali që kanë mbi dy orë që i janë hedhur publikut shqiptar mbi kurriz.

Nga Andi Bejtja

U mbushën dy orë që televizionet më të mëdha informative në vend japin “live” pa ndërprerje prishjen e lokalit “Panorma” të të famshmit tashmë, Mihalit…

Në emër të kujt standardeve mediatike mund ta mbash kamerën deri tani dy orë te shembja e një lokali, të prishësh gjithë programet e tjera për të zënë ekranin me orë të tëra me një matrapik që shemb një mur…

Fshat mediatik…

Fshat i madh mediatik…

Këto televizione sot janë vetë Mihali që kanë mbi dy orë që i janë hedhur publikut shqiptar mbi kurriz.

Dhuna ndaj turistëve spanjollë, IKMT nis shembjen e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo

Loading...
Loading...