Transmetuar më 23-08-2019, 08:42

“Nuk ishte një zgjidhje e lehtë. Nuk ishte ajo që doja të bëja, por ishte ajo që duhet të bëja”. Janë këto fjalët e aktores së serialit “Shtrigat”, Alyssa Milano në një intervistë të sajën.

Ajo ka folur për vendimin për të abortuar dy herë brenda pak muajve në vitin 1993, kur ishte 21 vjeçe.

“Në atë kohë nuk isha gati për tu bërë nënë dhe zgjodha të abortoja. Ishte një zgjedhja ime dhe ishte e duhura për mua. Ishte shkatërruese. Vij nga një familje katolike dhe papritur u gjeta në konflikt me besimin tim. Nisa të kuptoja se vetëm meshkujve u lejohej të vendosnin ajo që lejohej ose jo. Para meje ishte një karrierë premtuese dhe nuk isha gati për tu bërë nënë”, tregon Alyssa, pa zbuluar identitetin e partnerit të asaj kohe.

Pak muaj pas ndërprerjes së shtatzënisë së parë, ajo ngeli sërish shtatzënë dhe tregon se sërish vendosi të abortonte.

“Nëse do kisha marrë një vendim tjetër, nuk do i kisha fëmijët e mi të bukur që kam tani dhe nuk do e kisha takuar bashkëshortin tim fantastik David”, shton aktorja e cila është nënë e një djali 7-vjeçar me emrin Milo dhe e vajzës 4-vjeçare Elizabella.

Sipas saj, liria e femrës është që të jetojë jetën që do, ndërsa thotë se të gjithë femrat që zgjedhin të abortojnë e bëjnë për arsye të vërteta, të cilat iu përkasin vetëm atyre dhe askujt tjetër. /a.y/noa.al