Transmetuar më 23-08-2019, 12:19

Dy personat në kërkim, djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, që vranë ditën e djeshme me armë zjarri të riun 26-vjeçar Indrit Çelaj, punëtorin që merrej me kondicionimin e ndërtesës janë persona me precedentë të mëparshëm dhe emra të njohur për policinë.

“Panorama” shkruan se Albano dhe Griseldo Kusi, dy djemtë e Bujar Kusit, pronarit (edhe ky me precedentë, pasi është ndaluar nga policia në 2014 për ndërhyje në sahat) janë persona të implikuar në ngjarje të rënda.

Krimi për të cilin u akuzua Albano Kusi

Albano Kusi u përball në shkurt të vitit 2011 në gjykatë me akuzat e vrasjes me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake. Ai u akuzua për ngjarjen ku mbeti i vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozlli, ndodhur në 16 tetor të vitit 2010 ndërkohë që trupi i tij u gjet dy ditë më vonë.

Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe të dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave në të cilin ishin përfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve.

Policet I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes për moskallëzim krimi ndersa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit të Gjykatës që la në arrest me burg Albano Kusin pas arrestimit te tij motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima.

Sipas Kusit, këto para viktima ia kishte kthyer e më pas ia kishte kërkuar serish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjësve të policisë shitjen e dy pistoletave nga 1 mijë euro secila.

Sipas vendimit të masës së sigurisë ditën e ngjarjes Nozlli ka takuar policët. Pasi u ka treguar njërën nga pistoletat ai u ka marrë atyre shumën e 1750 eurove. Më pas u ka thënë se do të takonte kushëririn e tij Kusin për të marrë pistoletën tjetër. Sipas hetimeve Nozlli ka takuar Kusin dhe me anë të një taksie kane udhëtuar drejt Qafë-Krrabës ku pas dy ditësh Nozlli u gjend i vdekur.

Gjatë deklarimeve në polici Kusi ka pranuar se ka qene ai autor i vrasjes së Nozllit. Kusi pretendon se viktimën e kishte të afërt dhe se ai i kishte borxh shumën prej 650 eurosh. Ditën e ngjarjes ata janë takuar së bashku dhe kanë shkuar në Kërrabë pasi viktima i ka thënë Kusit se atje do të gjente shumën e parave për t’ia kthyer. Gjatë rrugës Kusi pretendon se viktima ia ka dhënë paratë.

Me pas kur kane arritur në Kërrabe viktima i ka marrë Albanos një pistolete që ky i fundit e mbante pa leje për shkak të hasmërive që kishte fisi i tij dhe nën kërcënimin e pistoletës viktima ka kërkuar ti marrë serish paratë e dhëna pak më parë. Në përleshje e sipër personi nën hetim pretendon se arma është shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rënë pertoke i vdekur, thuhej në vendimin e masës së sigurisë.

Atentati me 4 plumba, pas sherrit për drogën me Griseldo Kusin

Ndërkohë që vëllai tjetër, Griseldo Kusi u përfshi në një ngjarjë të rëndë në Tiranë, neëjanar të vitit 2012, ku qëlloi në atentat një 26-vjeçar. Asokohe shtetasi Boiken Spahiu u qëllua teksa parkonte makinën, katër herë me armë zjarri dhe një nga plumbat që ka depërtuar në makinë e ka goditur duke e plagosur rëndë.

Sapo ka kaluar semaforin në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në drejtim të shkollës “Vasil Shanto”, persona ende të paidentifikuar, që i kishin zënë pritë, kanë qëlluar me pistoletë drejt xhamit në krahun e shoferit.

Spahiu, i cili drejtonte makinën, është plagosur, ndërsa fatmirësisht në atë moment nuk ka qenë asnjë person tjetër me të. Ngjarja u klasifikua “vrasje e mbetur në tentativë”. Më pas policia e kryeqytetit vuri në pranga të dyshuarin për atentatin ndaj shtetasit Boiken Spahiu.

Sipas policisë, shtetasi Griseldo Kusi ka rënë në pranga me akuzën e tentativës së vrasjes së 26-vjeçarit i cili u sulmua me armë teksa po parkonte automjetin tek “Vasil Shanto”.

Sipas burimeve nga policia mësohet se mes të plagosurit dhe të dyshuarit për ngjarjen ka pasur një konflikt për çështje lëndësh narkotike në Angli.

Vranë punëtorin dhe i kërkuan shokut të merrte fajin përsipër, detajet e vrasjes në Tiranë

Zbardhet vrasja e të riut në Tiranë: Autorët, dy djemtë e pronarit të vilës ku punonte