Rama jep lajmin e mirë për banorët e Torovicës: Fund torturës
Transmetuar më 23-08-2019, 13:50

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë për banorët e Torovicës në Lezhë.

Ai ka publikuar disa fotografi nga punimet për ndërtimin e rrugës.

Kreu i qeverisë thotë se me rrugën e re merr fund izolimi dhe tortura e banorëve.

“Vijon puna për rindërtimin e rrugës së Torovicës, për t’i dhënë fund izolimit e torturës së pafundme të banorëve të asaj zone të bukur bujqësore të Lezhës, të cilët e dëgjuan gati 30 vjet rresht premtimin për këtë

dhe sot po shohin kantierin e fjalës së mbajtur”, shkruan Rama. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...