Alarmi i NASA! Një asteroid i madh rrezikon të godasë Tokën më 14 shtator (FOTO)
Transmetuar më 23-08-2019, 22:08

Një asteroid që gati rivalizon nga madhësia me kullën e Burj Khalifa – ndërtesa më e lartë në botë, që ndodhet në Abu Dhabi – do t’i afrohet Tokës në më pak se një muaj dhe rrezikon ta godasë, sipas NASA-s.

Asteroidi është tepër i rëndë, me madhësi diku (290 dhe 650 metra) në diametër, dhe i gjatë (828 m) aq sa kulla Burj Khalifa.

Ky asteroid kaq i madh, është pothuajse sa dyfishi i lartësisë së ndërtesës “Empire State” (381 m). Pritet që të godasë planetin tonë  më 14 shtator, sipas Qendrës për Studime të Tokës (CNEOS).

Sidoqoftë, asteroidi nuk parashikohet saktësisht sa fuqi do të ketë nëse godet Tokën. Së pari, ajo që e bën shqetësues është përmasa e tij që do të thotë se do të afrohet jashtëzakonisht shpejt – 14,361 mph (23,100 km / orë) – pasi të prekë zonën nga Toka, njoftoi CNEOS. Së dyti, edhe pse konsiderohet një objekt afër Tokës, ai mbetet ende larg. Asteroidet dhe materialet e tjera hapësinore konsiderohen objekte afër Tokës nëse ato kalojnë brenda 1.3 njësive astronomike të planetit tonë (një njësi astronomike është distanca nga Toka në diell, ose 92.9 milion milje (149.6 milion kilometra).

Siç vëren CNEOS, asteroidi do të kalojë brenda 0.03564 njësive astronomike të Tokës, që është e barabartë me rreth 3.3 milion milje (5.3 milion km). E thënë ndryshe, kjo është sa 13.87 herë distanca midis Tokës dhe Hënës./a.m/noa.al

Loading...
Loading...