Transmetuar më 24-08-2019, 13:15

Policia vuri në pranga autorin e aksidentit që i mori jetën një 24 vjeçari sot në fshatin Çerven, në autostradën Levan-Tepelenë.

Një autoveturë është përplasur me motorin, të cilin e drejtonte Flamur Tahaj, 24- vjeç nga fshati Gorishova i Fierit. Ky i fundit humbi jetën në aksident, ndërsa pas përplasjes makina përfundoi në kanal, kurse drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh policia vuri në pranga shoferin, një 68-vjeçar nga Fieri.

Njoftimi i policisë:

“Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj.

Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier.”

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.