Transmetuar më 24-08-2019, 23:22

Përfshihet nga flakët një karburant në Lezhë.

Ngjarja është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Mësohet se nga shpërthimi në karburant, janë lënduar 6 persona.

Njeri është transportuar për në Tiranë, në repartin e djegies.

5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikit për jetën.

Më poshtë keni pamjet nga vendngjarja./a.k/noa.al/