Transmetuar më 25-08-2019, 08:34

Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur në një karburant në Lezhë, mbrëmjen e kësaj të shtune.

Gjashtë persona mbetën të plagosur pas shpërthimit në pikën e karburantit, ku dy prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosur rëndë kanë mbetur dy punonjësit e karburantit, ndërsa katër të tjerët kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Njëri prej tyre është transportuar për në Tiranë, në repartin e djegies dhe konkretisht N.P., rreth 40 vjeç, i cili ka pësuar djegie në 40% të trupit.

Ndërkohë me djegie të shumta në fytyrë është Bardhok Bushati 36 vjeç, i cili ka qenë duke kaluar rrugën me makinë në momentin e shpërthimit.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur fillimisht tek depozita e karburantit.

Më tej ka shpërthyer një automjet me gaz pak metra më larg, duke shkaktuar edhe të lënduarit e tjerë. /a.y/noa.al

6 të plagosur nga shpërthimi në karburantin e Lezhës, flakët shuhen plotësisht nga zjarrfikësit

Pamjet e frikshme, përfshihet nga flakët një karburant në Lezhë