Zjarrfikësit e Tiranës shpëtojnë macen që kishte ngecur në pemë
Transmetuar më 25-08-2019, 20:52

Shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i ka ardhur në ndihmë një maceje që ishte ngjitur në një lartësi të konsiderueshme.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj.

E zonja e maces kishte njoftuar zjarrëfikset që të ndërhynin për të shpëtuar macen e saj, e cila siç bën të ditur ajo, kishte disa orë që qëndronte në majë të një selvie prej nga nuk zbriste dot më.

Pas mbërritjes në vendngjarje, macja është shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto në rrjetet sociale nga ky moment:

“Po si hipe aq lart o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”, shkruan ai krahas fotove./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...