Stadiumi ri në Kukës, Gjici inspekton punimet, e do gati për Champions (FOTO)
Transmetuar më 26-08-2019, 16:13

Me të marrë detyrën e re, atë të kryebashkiakut të Kukësit, Safet GJici, njëkohësisht president i këtij klubi, ndër prioritetet e para, edhe si një premtim ndaj elektoratit, ka pasur ndërtimin e stadiumit tëri në qytetin verilindor.

Kukësi e ka nisur mjaft mirë kampionatin, duke mundur Partizanin në javën e parë.

Safet Gjici shpreson që stadiumi të jetë gati sezonin tjetër në ndeshjet e Champions, gjithnjë nëse ambicia e tij për ta shpallur kampion ekipin që drejton, do të realizpohet paralelisht me ndërtimin e stadiumit, që ka nisur me ritme të shpejta.

Stadiumi është një investim prej afro 5 milionë eurosh dhënë nga qeveria shqiptare dhe FSHF-ja, që do ketë një kapacitet prej 8 mijë shikuesish dhe në të do të luhen përveç kompeticioneve kombëtare dhe ndeshjet e Kupave të Europës.

“Punimet për rikonstruksionin e stadiumit të futbollit "Zeqir Ymeri", po ecin me ritme të shpejta”.

“Kompania që ka marrë përsipër punën, ka angazhuar dhjetëra ekspertë për punime të shpejta dhe cilësore”.

“Me rikonstruksionin e stadiumit, ekipi i futbollit do mund të luajë në fushën e vet, në një stadium sipas parametrave të UEFA”, tha Gjici ditën e sotme gjatë inspektimit të punimeve./a.m/noa.al

Loading...
Loading...