Dy makina bëhen copash nga përplasja, 6 persona përfundojnë në spital
Transmetuar më 28-08-2019, 21:08

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Prishtinë – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shupkovc.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, për trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet e plota të aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...