Transmetuar më 30-08-2019, 19:30

Një grua arriti që të sjellë në jetë fëmijën e saj në ambientet e burgur ku edhe vuante dënimin.

Diana Sanchez solli në jetë djalin, Jordan brenda burgut në Denver County të Shteteve të Bashkuara më 31 korrik 2018.

Së fundmi ajo ka ngritur një padi për zyrtarët e burgut të cilët nuk i erdhën në ndihmë.

26-vjeçarja tha se qëndroi në agoni për orë të tëra pa anestezi dhe askush nuk shkoi për ta ndihmuar gjatë lindjes.

Një infermier shkoi në qeli një orë pasi gruaja kishte lindir.

Sanchez ishte arrestuar dy javë para lindjes së foshnjës me akuzën për vjedhje  identiteti. /k.k/noa.al/