Transmetuar më 31-08-2019, 10:12

Del nga burgu pasi vuajti 36 vite, vetëm dhe vetëm sepse vodhi 50 dollarë, kur ishte 22 vjeç.

Një burrë amerikan nga Alabama, Alvin Kennard, u dënua me burgim të përjetshëm.

Kur hyri në burg, Alvin ishte 22 vjeç dhe ishte viti 1983. Tashmë është 58 vjeç dhe një gjyqtar urdhëroi lirimin e tij.

Kennard ishte dënuar me Habitual Felony Offender Act të Alabama, i njohur si “ligji i shkeljes së tretë”, ku për përsëritjen e tretë, merret dënim shumë më i rëndë, i cili mudn të shkojë deri në burgim të përjetshëm.

Lajmi i lirimit të tij këtë të martë, u prit me gëzim nga miqtë dhe familjarët, pasi Kennard, mendonte se do të qëndronte përjetë pas hekurave, shkruan noa.al.

Në Amerikë janë shumë të burgosur prej këtij ligji, të cilët vijojnë të qëndrojnë pas hekurave, për shkak të mungesës së një avokati dhe parave për të paguar për mbrojtjen. /a.y/noa.al