Transmetuar më 31-08-2019, 13:42

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me anë të së cilës thotë se vijon shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, “një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam”.

Kreu i qeverisë shton se Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime.

Gjithçka sipas tij, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, brenda vitit 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, brenda vitit 2013.

“Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë:

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimi”, shkruan Kryeministri. /a.y/noa.al