Transmetuar më 31-08-2019, 20:31

Një grua shpëtoi për mrekulli nga tumori falë qenit të saj. Kafsha arriti që të nuhasë masën e tumorit në trupin e gruas nga Britani, e cila më pas iu nënshtrua ndërhyrjeve mjekësore.

Kur Jimmy hidhej lart dhe prekte me putra gjoksin e Amanda Evans-Nash, ajo e largonte atë.

Por kur preku me dorë vendin ku qeni i saj vendoste putrat dhe nuhaste, vuri re një gungë që nuk e kishte konstatuar më parë.

Ajo shkoi tek mjeku dhe diagnostikua me kancer të gjirit.

50-vjeçarja nga Prestëich tha: “Kanceri ishte i madh, agresiv dhe ishte përhapur në gjoks. Nuk e di si do përfundonte jeta ime nëse Jimmy nuk do kishte nuhatur në kraharorin tim atë mëngjes. Tani dua të ndërgjegjësoj njerëzit të kontrollohen”, tha gruaja e emocionuar. /k.k/noa.al/