Transmetuar më 03-09-2019, 13:00

Përdhunon shoqen e motrës së tij të mitur, ndërsa pranë tij, flinte djali i tij.

Phillip John Crosland, 28 vjeç, baba i dy fëmijëve, përdhunoi shoqen 16-vjeçare të motrës së vogël, pasi u kthye nga një festë në shtëpi.

Pranë krevatit të tyre flinte edhe djali i vogël i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e tij në Tamworth, në verilindje Neë South Wales, Australi.

Në të njëjtën shtëpi në momentin e ngjarjes ndodhej edhe motra e tij, e cila kishte mbajtur atë mbrëmje një festë me pizhame dhe kishte ftuar shoqet.

Njëra prej tyre ishte tërhequr nga vëllai i saj gjatë natës, i cili në kohën kur ndodhi ngjarja ishte 23 vjeç, ku nëpërmjet kërcënimit e përdhunoi.

E terrorizuar, e dhunuara as foli dhe as ulëriti. Ngjarja bëhet edhe më e neveritshme, teksa mendon që djali i të dyshuarit flinte pranë tyre.

Nga ana e tij Crosland, i mbështetur nga e shoqja deklaroi se seksi ishte konsensual.

Detajet u zbuluan gjatë seancës gjyqësore të kësaj të premteje, ku ai u deklarua fajtor për përdhunim, ndërkohë që dënimi përfundimtar, do të jepet në javët në vijim. /a.y/noa.al