Reagimet/ Përdhunimi i 3 vajzave norvegjeze? Po shqiptarët pse duhet ta pësojnë keq, edhe në vendin e tyre!
Transmetuar më 04-09-2019, 18:22

Ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale lidhur me një ngjarje, ku pas denoncimit të tre vajzave turiste nga Norvegjia, se ishin përdhunuar gjatë pushimeve në Durrës,  ato nuk janë dënuar për kallzim të rremë, por përkundrazi, e ka pësuar i tërë personeli i ambjentit ku ato darkuan dhe qëndruan rreth një muaj më parë.

Edhe pse akuza e tyre rezultoi e rremë dhe drejtësia pretendon se më pas të shoqëruarit janë lënë të lirë,  ka pasur reagime, se vajzat norvegjeze duhet të ishin ndëshkuar.

Policia i la të lira ato, edhe pse terrorizoi për 24 orë, sipas denoncimit në emisionin investigativ "Stop", derisa rezultoi se denoncimi i tyre ushte i rremë.

Sulejman Alia tregon se ngjarja ndodhu në një lokal në zonën e Malit të Robit, ku punon bashkë me gruan dhe dy djemtë.

Ai tha se më 3 gusht janë përballur me një situatë të pazakontë.

Kjo sepse tre vajza norvegjeze kanë porositur darkë e pije në lokal dhe më pas kanë denoncuar në polici, se janë përdhunuar e marrë peng. Policia ka bastitur lokalin dhe ka shoqëruar personelin. Pas sekuestrimit të pamjeve filmike, rezultoi se akuza ishte e rreme.

Vajzat norvegjeze kërkuan ndjesë dhe u lanë të lira.

Djali i akuzuar padrejtësisht denoncon, se policia e Golemit dhe Kavajës nuk bënë asgjë, duke i lënë vajzat e lira, madje as kopjet e deklaratave nuk u janë dhënë.

Autoritetet e drejtësisë janë shprehur djemtë e akuzuar nuk duhet të merren më me këtë histori, pasi vajzat u tërhoqën nga akuza.

Po kështu asnjë reagim as nga Komisariati i Kavajës, edhe pse në rastin e denoncimit të rremë, forcat policore nxituan të shoqëronin me forcë djemtë në lokal.

Ka pasur reagime në rrjetet sociale, se nëse i ndodhte kjo një shqiptari jashtë vendit, vajza apo djalë, do ta paguante shtrenjtë. Në vendin e tyre ndodh që ta pësojnë personat e akuzuar padrejtësisht, sikurse edhe biznesi i një familje. Vajzat norvegjeze u rikthyen të lumtura, duke ia hedhur paq, në vendin e tyre, edhe pse kryen një vepër penale në Shqipëri. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...