Transmetuar më 05-09-2019, 08:28

Një foshnjë e sapolindur e mbyllur në valixhe! Një grua amerikane u arrestua në Filipine, pasi tentoi që të largohej nga vendi, me një foshnjë në valixhen e saj.

Siç raporton CNN, gruaja 43-vjeçare, u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure, në aeroportin ndërkombëtar të Manila.

Në valixhen e saj, agjentët e zyrës së emigracionit filipinas, gjetën një bebe vetëm gjashtë ditëshe.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, deklaroi se ishte e afërmja e foshnjës, por nuk e saktësoi se çfarë konkretisht, shkruan noa.al.

Rasti në fjalë, aktualisht është në duart e zyrës që merret me trafikun e qenieve njerëzore, teksa fëmija iu besua shërbimeve sociale. /a.y/noa.al