Transmetuar më 05-09-2019, 15:40

Kombëtarja shqiptare, ka mbërritur në Francë dhe do të bëjë përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes eliminatore për “Europianin 2020”, kundër “gjelave”, e cila do të luhet, të shtunën në orën 20:45.

Skuadra u nis nga Shqipëria në orën 11:15 dhe pas dy orësh ka mbërritur në aeroportin e Parisit. Në orën 18:30 do të zhvillohet stërvitja e radhës për kuqezinjtë dhe lajmi i mirë është që ekipi është i plotë pa asnjë lojtar të dëmtuar.

Nesër do të mbahen konferenca për shtyp dhe seanca e fundit stërvitore para ndeshjes.

Stërvitjen e fundit ekipi kuqezi do ta zhvilloj të premten në orën 19:30. Atmosfera në stadiumin “Stade de France” ku do të zhvillohet ndeshja Francë-Shqipëri, në orën 20:45, pritet të jetë elektrizuese teksa janë shitur mbi 70 mijë bileta./b.l/noa.al/