Çaj mrekullibërës, lufton diabetin dhe një sërë sëmundjesh të tjera
Transmetuar më 05-09-2019, 17:00

Çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Ai është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B, dhe bronkopneumonisë.

Gjithashtu është një ndër trajtimet më efektive në raste se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar. Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar , rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët.Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

Përgatitja

Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në zjarr. Pasi të ketë vluar shtoni  20 deri 25 gjethe të thara të ullirit. Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet dhe më pas konsumoheni duke e shoqëruar me pal lëng limoni dhe mjaltë. Mjekët rekomandojnë jo më shumë se 3 gota në ditë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...