Transmetuar më 06-09-2019, 22:38

Djali i Beppe Grillos, është nën hetim nga policia dhe prokurorët me akuzën për përdhunimin në grup së bashku me tre miqtë e tij.

Ciro Grillo, 19 vjeç, po përballet me akuzat.

Ai dhe tre bashkëmoshatarë të tjerë akuzohen se abuzuan seksualisht me një modele skandinave në vilën e komedianit, në Porto Cervo, qendrën kryesore të Kosta Smeralda në Sardenjë gjatë pushimeve të tyre verore.

Komediani dhe bashkëthemelues i Lëvizjes Pesën Yjet të Italisë, BeppeGrillo është vënë në qendër të kritikave, pas lajmit.

Partia e tij, "Pesë Yjet" tashmë është në koalicionin e ri qeverisës të Italisë, pasi mori detyrën të enjten. Hetimi i përdhunimit përkon me rishfaqjen e Beppe Grillo, i cili i kërkoi kryetarit të partisë, Luigi Di Maio, të bashkohej me Partinë Demokratike të qendrës së majtë dhe të shmangte zgjedhjet e parakohshme.

Sipas mediave italiane, me 16 korrik Ciro Grillo dhe tre të tjerët u takuan me vajzën, e cila nuk është identifikuar, në një klub nate në Porto Cervo dhe pasi kanë pirë mirë, ata janë kthyer në vilën luksoze të familjes Grillo, ku supozohet se ka ndodhur përdhunimi.

Avokatët e Grillos dhe të akuzuarve të tjerë thonë se të pandehurit nuk kanë mohuar se kanë bërë seks me 19-vjeçaren, por pretendojnë se seksi ishte konsensual.

Të akuzuarit u morën në pyetje nga prokuroria, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Prokurorët janë në kërkim të provave të drogës dhe alkoolit, kurse policia ka sekuestruar celularët e të akuzuarve për të parë mundësinë nëse ka video të regjistruara nga ngjarja.

Vajza moldave e bëri denoncimin 10 ditë pas ngjarjes./a.m/NOA.al