Reshje shiu e shtrëngata, ja sa shkojnë temperaturat këtë fundjavë
Transmetuar më 07-09-2019, 10:41

Pas ditëve të nxehta të gushtit, moti ka nisur dhe do të vazhdojë me temperatura të ulëta dhe vranësira këtë shtator.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se kjo fundjavë, përgjithësisht do të jetë në ndikim masash të paqendrueshme.

Ditën e shtunë në vend, kthjellimet do të pasohen nga zhvillimet e vranësirave në mesditë. Prej orëve të mesdites, reshjet e shiut do të përfshijnë fillimisht bregdetin e më tej, pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të marrin karakter shtrëngatash në zonat malore dhe ato të ulëta. Në mbrëmje, reshjet parashikohen vetëm në bregdet.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare e në momente të përkohëshme deri 15m/sek. Valëzimi parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat pritet të shënojnë në:

vendet malore 14 deri në 29°C

vendet e ulëta 16 deri në 31°C

vendet bregdetare 19 deri në 32°C./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...