Alketa Vejsiu zbulon sa do paguhet për festivalin e RTSH-së
Transmetuar më 08-09-2019, 09:22

Alketa Vejsiu këtë vit do të jetë në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, këtë të shtunë Alketa ka treguar sa do të paguhet.

“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, u shpreh Alketa.

“Është hera e parë që unë ngjitem në Pallatin e Kongreseve në skenën e një festivali që e kam ndjekur që fëmijë. Janë 58 vite histori, kështu që për mua do të jetë privilegj i madh edhe për faktin që do të jem mbase e para dhe e vetmja vajzë që do ta prezantojë e vetme.

Në fakt, skenën kam menduar që të tri netët ta ndaj me të tjerë personazhe. Mendoj që do jetë një festival ndryshe. Kam jo ambicie, se sa dëshirën e madhe për t’i dhënë një tjetër ajër së bashku me Verën edhe me gjithë skuadrën e Televizionit Shqiptar. Jam shumë e lumtur që televizioni Klan më ka mbështetur në këtë sipërmarrje. Do të jetë një Sanremo i vogël i muzikës shqiptare”, u shpreh moderatorja.

Loading...
Loading...