Transmetuar më 08-09-2019, 10:13
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është arrestuar në Tiranë.

Bëhet fjalë për një person të dënuar në shtetin fqinj për vjedhje me dhunë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, mbrëmjen e kësaj të shtune, u bë arrestimi i të dyshuarit.

Bëhet fjalë për Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

I arrestuari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lucca, Itali e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, në pritje të ekstradimit. /a.y/noa.al