Shqiptarët “rrëzojnë” sigurinë në burgjet angleze, flasin me kamerë me familjet nga qelitë e tyre
Transmetuar më 08-09-2019, 10:51

Të dënuarit shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe flasin me celularë me kamerë me miqtë dhe familjarët e tyre, duke “rrëzuar” kështu sigurinë në burgjet angleze.

“The Sun” në një artikull lidhur me këtë fenomen të përhapur në burgjet angleze nga shqiptarët, bëri një investigim. Investiguesi britanik, pati një bisedë dhjetë minutëshe me kamerë nëpërmjet rrjetit social Facebook, me të burgosurin shqiptar Krenar Hasanaj.

26-vjeçari është duke vuajtur dënimin prej 8 muajsh burg, për drogë, në burgun e Suffolk.

Ai tha se, “Unë jam brenda, është e rrezikshme, pasi ata mund të gjejnë telefonin tim. Megjithatë unë e përdor për të biseduar me familjen dhe miq e ngushtë”.

Jo vetëm kaq, por Hasanaj ka regjistruar një bisedë në FaceTime me prindërit e tij dhe e publikoi atë në Facebook.

Ai shkroi se ata ishin “prindërit më të mirë në botë” dhe shtoi dy emoji zemrash të qeshura.

Edhe të dënuar të tjerë shqiptarë mund të shihen në Facebook, duke përdorur telefona nga burgu, por shumë prej tyre përdorin pseudonime, për të mos u zbuluar.

Ky investigim vjen pasi 237 celularë dhe 176 karikues u zbuluan në kategorinë C të burgut të Stradishall në vitin 2017. Dyshohet se celularët janë futur në qeli nga familjarët gjatë takimeve ose nga roje të korruptuar, shkruan noa.al.

Anglezi Karl Gardner, 28 vjeç, i cili po vuan dënimin prej pesë vitesh burg për armëmbajtje pa leje, nëntorin e kaluar publikoi një video në Youtube, nëpërmjet një celulari që ishte futur në qeli në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërkohë shërbimi i sigurisë së burgjeve angleze, lidhur me këtë situatë deklaroi se, “Celularët në qeli nuk do të tolerohen. Ne po shpenzojmë shtesë 100 milionë paund, për të bllokuar këto teknologji, nëpërmjet skanerëve të rinj t cilët do i sinjalizojnë, duke i ndaluar të hyjnë brenda”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...