Transmetuar më 08-09-2019, 11:00

Policia e Korçës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri një 48-vjeçar.

Nga ana e uniformave blu pas hetimeve të kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Si i dyshuar për ngjarjen është bërë shpallja në kërkim e 28-vjeçarit J.H.

I riu mbrëmjen e së shtunës, në lagjen nr.6, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, I.H., 48 vjeç, banues në Korçë.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu uniformat blu po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar J.H. /a.y/noa.al