Pushime në jug për Luigi Soreca, kush e shoqëroi ambasadorin e BE
Transmetuar më 08-09-2019, 13:51

Ai është emëruar rreth një vit më parë si ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri. Italiani Luigi Soreca zëvendësoi në Shqipëri Romana Vlahutin, një personazh shumë mediatik dhe shumë i përfolur si njeri afër Ramës.

Ndërkohë, edhe nga vetë origjina e tij shumë familjare me shqiptarët, Soreca mesa duket është ambientuar menjëherë me vendin tonë, siç ndodh gjithmonë me italianët kur vijnë në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, mesa duket ai ka dashur që këtë verë të eksplorojë Shqipërinë dhe pa dyshim, destinacioni i preferuar janë plazhet e jugut.

Paparazzi i ‘panorama’ e ka fotografuar bashkë me partneren e tij mjaft elegante, teksa po bëheshin gati që të bënin një xhiro me skaf.

Që të dy duken mjaft sportivë dhe të gatshëm për të shijuar aventurat e pushimeve, për të marrë edhe pak forca dhe adrenalinë për vjeshtën e ngarkuar politike në Shqipëri, ku Soreca pa dyshim është një nga aktorët e institucioneve të Europës.

Për ta njohur pak më shumë zotin Soreca, po ju japim disa të dhëna. Ai ka punuar prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Luigi Soreca ishte drejtor i Sigurisë në Komisionin Europian. Ai është njohës i mirë i çështjeve të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL. Si njohës i mirë i ligjit, Soreca ka ardhur në Shqipëri në momentin e duhur, tani që po kërkohet zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Loading...
Loading...