“Po shijon lidhje me çdo mashkull”, reagon Rita Ora: Nuk do të thotë që i kam dashnorë
Transmetuar më 09-09-2019, 19:09

Këngëtarja me origjine shqiptare Rita Ora, 28 vjeçe, thotë se nevrikoset kur e cilësojnë se po shijon lidhje me çdo mashkull që e fotografojnë.

“Sigurisht që më bezdis shumë. Kjo gjë nuk ndodh asnjëherë me meshkujt. Përse njerëzit nuk thonë se djali është i lidhur me vajzën? Por gjithmonë duhet të thonë se vajza është në lidhje me atë djalë. Unë kam shumë shokë të bukur që janë miq të mirë për mua. Kjo nuk do të thotë se unë jam e lidhur me ta”, – tha ajo për mediat angleze.

Kur u pyet nëse po shijon një lidhje me këngëtarin 26-vjeçar Liam Payne, Rita tha:

“Liam është thjesht një miku im i mirë, të cilin e admiroj. Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyrë dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”.

Kështu ajo i dha fund spekulimeve se është në një lidhje dashurie me këngëtarin Liam Payne, teksa dyshimet filluan pas skenave të nxehta në bashkëpunimin e tyre "For you". /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...