Transmetuar më 10-09-2019, 00:12

Të dielën që lamë pas, djali i Dr. Florit festoi ditëlindjen. Danieli mbushi pesë vjec, dhe urimet për të nuk kishte sesi të mungonin, duke nisur nga e ëma Blerina, e cila pas largimit nga jeta e të shoqit, është fokusuar edhe me shume tek i biri.

“Danieli 5 vjec. Gezuar ditëlindjen shpirti ime! Të duam shumë shumë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, në mesin e urimeve ka në sy në mënyrë të vecante ai i moderatorit Ermal Mamaqi, i cili zbulon si padashur nje detaj të veçantë të lidhjes së këngëtarit me të birin.

"Gëzuar Danielooooooo. Një ditë ti do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr, para se ti të lindje”, ka shkruar Ermali, që me Dr, Florin ka qenë shumë i afërt.