Përplasen dy makina në Lezhë-Shkodër, 3 persona të plagosur
Transmetuar më 10-09-2019, 08:11

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Blinisht të Lezhës.

Mësohet se në autostradën Lezhë-Shkodër janë përplasur dy makina, duke bërë që të mbeten të plagosur personat që udhëtonin me to.

Në aksident është përfshirë një makinë tip ‘Mercedez Benz’ dhe një automjet ‘Caddy’.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbuluar më shumë.

Sakaq të dëmtuarit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...