Erion Zeqiraj zbulon pse u largua nga ekrani
Transmetuar më 10-09-2019, 09:28

Pak kohë më parë Erion Zeqiraj u rikthye në ekran në profesionin e tij të parë, pas një periudhe pushimi që e shfrytëzoi për të transformuar fizikun e tij.

Në një intervistë për ‘Panorama plus’, Erioni ka treguar se ajo periudhë e ndihmoi të kujdesej për trupin, por edhe i ktheu dëshirën për t’u shfaqur sërish në ekran.

“Ajo periudhë pushimi më ndihmoi të merresha me veten dhe t’u rikthehesha pasioneve të mia si volejbolli, si dhe të kujdesesha më shumë për formën trupore duke u transformuar edhe fizikisht.

Kështu që, ajo periudhë pauze më ktheu dëshirën të kthehesha në ekran, duke parë edhe formën fizike, pra duke parë që xhaketat dhe këmishat po më rrinin mirë (Qesh). Vendosa të kthehesha te lajmet, te “Tema Tv”, në fakt edhe se lajmet më pëlqejnë, por edhe se ajo ishte një ofertë e mirë për mua.

Fillimet i nisa me lajmet në botën e televizionit dhe kisha kujtime të bukura, të cilat vendosa t’i përjetoj prapë. E them këtë me bindje, pasi është shumë bukur të jetosh me ngjarjet çdo ditë”, u shpreh Erioni.

Loading...
Loading...