Makina përplas motorin në Lezhë-Laç, një person në gjendje të rëndë
Transmetuar më 10-09-2019, 10:38

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Në afërsi të Milotit një automjet ka përplasur një motor.

Për pasojë drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...