Makina përplas këmbësorin në Elbasan, pamje nga vendi i ngjarjes
Transmetuar më 10-09-2019, 11:03

Një këmbësor është përplasur nga një makinë gjatë paradites së sotme në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur pranë prefekturës së qytetit, siç mund të shihni edhe në fotografi.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i pari ai që i ka dhënë ndihmën të lënduarit, duke lajmëruar edhe ndihmën e shpejtë.

Mësohet se i aksidentuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka pësuar dëmtime të shumta.

Sakaq drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ku dhe po kryhen veprimet e rastit. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...