Transmetuar më 10-09-2019, 13:24
Frikë gjatë fluturimit të Lamezia Terme-Berlin, gjatë momentit që po afrohej ulja.
Një avion Airbus 319 i kompanisë ekonomike gjermane Eurowings, i nisur nga Italia, u përfshi nga turbulenca, pak para se të ulej, gjatë pasdites së kësaj të hëne në aeroportin e Berlinit.
Për pasojë mbetën të plagosur tetë pasagjerë, mes tyre një grua në gjendje të rëndë.
Kompania konfirmoi se fluturimi ‘EW 8855’, i nisur nga Kalabria u ul i sigurtë rreth orës 17.00, por gjashtë nga tetë pasagjerët e lënduar u dërguan në spital.
Lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim nga ana e autoriteteve. /a.y/noa.al