Transmetuar më 10-09-2019, 14:21

Karrotat janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Ato janë të pasura në vitamina, antioksidues dhe fibra, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Ja për çfarë ndihmojnë karrotat:

Beta karotene. Karrotat janë një burim i pasur i beta karotene, i cili është një antioksidues i fuqishëm me shumë përfitime shëndetësore. Studimet tregojnë se beta karotene mbron mushkëritë kundër toksinave që çojnë në zhvillimin e kancerit. Kjo lëndë ushqyese ndihmon sidomos ish-duhanpirësit për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe stomakut.

Tretja. Trupi ka nevojë për disa minerale, vitamina, fibra dhe enzima të domosdoshme për të fuqizuar procesin e tretjes, dhe karrotat i kanë ato.

Shëndeti dentar. Karrota mund të ndihmojë të mbani dhëmbët dhe mishrat e shëndoshë në shumë mënyra. Kapaciteti i tyre alkalin mund të balancojë pH në gojë./b.l/noa.al/