Google ndalon publikimin e kurave mjekësore, ja për cilat bëhet fjalë
Transmetuar më 10-09-2019, 14:22

Google ka vënë në shënjestër të gjitha njoftimet publicitare të kompanive që përdorin teknika mjekësore të paaprovuara apo eksperimentale.

Duke nisur që nga muaji tetor, Google Ads Policy, nuk do të lejojë publikimin e materialeve që kanë të bëjnë me kura mjekësore të paprovuara shkencërisht, pjesa më e madhe për terapi me qeliza staminale dhe genetike.

“Shpesh këto trajtime mund të shkaktojnë rezultate të rrezikshme dhe synojmë që të mos përhapen në platformat tona”, deklaron Google.

Kompania do i ekzaminojë informacionet nga disa burime, si trajtë lajmërimesh, në sajte, në llogari të ndryshme dhe burime të tjera, shkruan noa.al.

“Do të ndalojmë publicitetin e trajtimeve që nuk kanë një bazë bio-mjekësore ose shkencore të konsoliduar. Politika e re, përfshin edhe trajtime me bazë shkencore, të cilat janë ende në fazë eksperimentale”, deklaron Google. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...