Transmetuar më 10-09-2019, 16:59
Një pacient 77-vjeçar humbi jetën dhe 72 të tjerë u plagosën gjatë një zjarri, i cili përfshiu spitalin e Duseldorfit.
Mediat vendase raportojnë se 11 prej tyre janë lënduar rëndë, ndërsa shtatë të tjerë po luftojnë për jetën.
Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën. Nga dhoma, tymi u përhap në pesë katet e spitalit.
Disa persona të dëmtuar rëndë u trajtuan në parkingun e klinikës. Në total prej 19 personash u dërguan në spitale të tjera, ndërsa një pacient u dërgua me helikopter në një klinikë në Aachen, raporton “The Local”./b.l/noa.al/