Reagimi i kryeministrit Edi Rama për fitoren e Shqipërisë
Transmetuar më 10-09-2019, 23:46

Kombëtarja kuqezi i është rikthyer fitores gjatë mbramjes së sotme.

Takimi Shqipëri-Islandë, i luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, i vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2020”, përfundoi me rezultatin 4-2.

Fitorja ka entuziazmuar tifozë të shumtë shqiptarë nga e mbarë bota.

Pas fitores së kuqezinjve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.

Rama ka publikuar një foto ku kuqezinjtë shfaqen në një mometn gëzimi.

Krahas fotos Rama shkruan: “Shqiponjat”, duke treguar entuziazmin e tij për fitoren e “shqiponjave” kuqezi./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...