Transmetuar më 11-09-2019, 16:00

Ish-mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, i cili akuzohet si shkaktar i prishjes së qetësisë publike, mbajtje pa leje të armëve dhe plagosje me dashje, është dënuar me dy vite e tetë muaj burg.

Lojtari i Basaksehir u dënua me kusht. Ai nuk do ta shikojë veten pas hekurave nëse nuk kryen një krim në pesë vitet e ardhshme, pasi një gjykatë turke shtyu zbatimin e aktgjykimit.

Futbollisti 31 vjeçar u përfshi në një zënkë me këngëtarin turk, Berkay Sahin, në një klub nate në Stamboll në fund të vitit të kaluar, teksa i ka shkaktuar këngëtarit edhe thyerje të hundës.

Turan mbërriti në spital me një armë, ku besohet se ishte i dehur dhe qëlloi në tokë, duke shkaktuar panik. Pas atij episodi, Basaksehir gjobiti lojtarin me 2.5 milionë lira turke, rreth 350 mijë paund.

Turan u bë i famshëm te Barcelona, por edhe me Kombëtaren turke, ai ka luajtur 100 ndeshje si dhe ka shënuar 17 gola, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Turqisë në dekadën e fundit. /a.m/NOA.al