Transmetuar më 11-09-2019, 16:48

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur garën për kandidatët, të cilët synojnë të plotësojnë vendin e katërt vakant në këtë institucion.

Ky vend vakant u krijua pas shkarkimit nga detyra të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.

Ai përfundoi në rrjetën e vettingut si shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë në vendin tonë. Ish-kreu i Gjykatës së Lartë  ishte emëruar në këtë post nga jashtë sistemit gjyqësor./b.l/noa.al/