Transmetuar më 11-09-2019, 17:35

Disa të burgosur shqiptarë u përleshën me disa shtetas arabë pasditen e sotme, në brendësi të qelisë së burgut ku ata ishin izoluar, në Avlonas.

Mediet greke raportojnë se rojet e sigurisë ndërhynë për t’i ndarë dy bandat që u përleshën. Duke qenë se rojet nuk mundën t’i ndanin dot forcërisht dy grupet, ata u detyruan të përdornin gaz lotsjellës.

Pas këtij momenti raportohet se përleshja ka ndaluar, por situata mbetet ende e tensionuar, ndërsa nuk dihen arsyet e konfliktit.

Fatmirësisht nga përleshja nuk ka pasur persona të lënduar.

Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos u shpreh se pavarësisht ndërhyrjes së forcave të sigurisë së burgut, situata mbetet e tensionuar. /a.m/NOA.al