Transmetuar më 12-09-2019, 14:08

Ditën e sotme çifti i njohur i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta festojnë përvjetorin e katërt e martesës.

Pak ditë më parë edhe Vesa me djalin Lian shkuan në Zelandën e Re duke bashkuar familjen, aty ku Bigu jeton prej disa vitesh.

Ka qenë Vesa ajo që ka publikuar një fotografi nga dasma, bashkë me fjalët e zemrës për të shoqin.

“Happy anniversary ♥ Big Basta. Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat,

as mundi e sakrificat. Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për cdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie Liani. Të dua shumë my forever 24”, shkruan Vesa. /a.y/noa.al