Parashikimi i motit në Shqipëri dhe Kosovë për sot dhe nesër, e shtunë-e diel 14-15 shtator 2019
Transmetuar më 14-09-2019, 07:07

Kontinenti Europian është në aktivitetin e Anticiklonit sub-tropikal i cili do të mbajë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë kushte atmosferike të stabilizuara. E Shtunë 14 Shtator 2019 Moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore.  Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   11/29°C 

Zonat e  ulëta    11/34°C

Zonat  bregdetare  18/32°C

E Shtunë 14 Shtator 2019

Kosova për ditën e Shtunë dt 14 Shtator 2019 

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes deri në 29°C gradë Celcius në mesditë.

E Diel 15 Shtator 2019

Moti do të jetë me kthjellime në të gjithë Shqipërinë.  Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   10/29°C 

Zonat e  ulëta    11/35°C

Zonat  bregdetare  18/32°C Deri ne fund te muajit mbetemi ne ndikimin e motit te kthjellet dhe vranesirave te cilat me te fokusuara do te jene ne zonat malore duke gjeneruar rrebeshe shiu, nuk perjashtohen rrebeshe shiu dhe ne zonat qendrore. Persa i perket temperaturave te ajrit vijojne te larta deri ne 32 – 33 grade C.

Loading...
Loading...