Transmetuar më 15-09-2019, 23:37

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Plepa – Golem, pranë Shkëmbit të Kavajës.

Mësohet se një automjet tip furgon ka goditur një autobus.

Si pasojë e përplasjes, 2 persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se një defekt i autobusit dhe ndalimi i menjëhershëm i tij ka bërë që furgoni ta godasë atë më forcë duke sjellë edhe përplasjen e tyre.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/