Transmetuar më 18-09-2019, 15:22

Në Lojërat Olimpike 1912, Jim Thorpe, një atleti Amerikano-Indian, kur u ngrit në mëngjes pa se i kishin vjedhur këpucët. Atë ditë ai duhet të garonte.

Ishte periudhë e vështirë, sepse sportistët kishin vetëm një uniformë me vete.

Thorpe nuk kishte as para për të blerë një palë të tjera, sepse ishte dita e fundit e qëndrimit në kryeqytetin suedez, Stokholm, ku pas garës ai kishte ruajtur aq para sa për t’u kthyer në shtëpi.

Kështu kërkoi në rrugë e kosha plehrash këpucë, për të mos humbur garën, për të cilin ishte përgatitur dhe kishte ëndërruar me muaj e vite të tëra.  Kontrolloi nëpër koshat e plehrave dhe gjeti aty një palë këpucë, të cilat i modifikoi dhe u fut në garë. Me to ai fitoi dy medalje ari atë ditë.

Triumfi i tij mbeti frymëzim për të gjithë ata që punojnë dhe luftojnë me pasion, se pavarësisht vështirësive dhe rrethanave, askush nuk mund i ndal kampionët! /a.m/NOA.al