Transmetuar më 19-09-2019, 17:40

Ajo njihej si një prej krimineleve më të rrezikshme. Bëhet fjalë për Claudia Ochoa Felix nga Meksika, e cila është gjetur e vdekur.

Për të thuhet se mori drejtimin e kartelit Sinaloa pas esktradimit të El Chapos në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe njihej si “Mbretëresha e lëndëve narkotike” ose “Kim Kardashian e Krimit të Organizuar”.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo humbi jetën si pasojë e një sëmundjeje në mushkëri.

Gjithsesi ka dyshime se mund të kemi të bëjmë edhe me një ekzekutim mafioz. /k.k/noa.al/