Transmetuar më 19-09-2019, 18:48

Një pilot avioni ushtarak ka shpëtuar për mrekulli pasi mjeti i tij fluturues u rrëzua. Ngjarja ka ndodhur në Francë ndërsa piloti arriti të hidhej në kohë.

Ai ngeli i varur në telat e tensionit të lartë deri sa u shpëtua nga grupet e emergjencës.

Piloti arriti të zhvendosej nga linja e energjisë pas një operacioni shpëtimi dy orësh nga shërbimet e urgjencës franceze.

Kablloja ishte e tensionit të lartë 250 mijë volt, njoftuan media lokale.

Avioni ishte duke fluturuar në lartësinë 500 metra tha komandanti i forcës ajrore belge, Frederik Vansina. /k.k/noa.al/